Fshehën kokainën në rroba për t’i futur në burg, arrestohen dy të...

Fshehën kokainën në rroba për t’i futur në burg, arrestohen dy të rinj

50
0
Shares

Dy të rinj u arrestuan pasi tentuan që të fusin drogë në burgun e Beratit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në rrobat që dy të rinjtë po i dërgonin një të arrestuari gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.

Policia arrestoi 24 vjeçarin me iniciale M. D., banues në Kuçovë, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje, si dhe 19 vjeçarin me iniciale A. M., banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY