EMRAT/Përplasi për vdekje 57-vjeçarin në Elbasan, 20 vjeçari shpallet në kërkim

EMRAT/Përplasi për vdekje 57-vjeçarin në Elbasan, 20 vjeçari shpallet në kërkim

129
0
Shares

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 57 vjeçar i identifikuar si Durim Gjini, u përplas për vdekje teksa ishte duke kaluar te vijat e bardha.

Burime bëjnë me dije se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është një 20-vjeçar i identifikuar si Shon Balliu.

I riu, i cili e kishte marrë mjetin me qera në një kompani, që merret me makinat, është larguar me shpejtësi pas aksidentit, ndërkohë që Policia thotë se po punon për kapjen e tij.

Ja njoftimi i plotë:

Elbasan. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY