“U miratua pa zhurmë”, PD alarmon për ligjin e fundit që kaloi:...

“U miratua pa zhurmë”, PD alarmon për ligjin e fundit që kaloi: Shqipëria ndahet në 4 rajone, Rama merr çdo pushtet

639
0
Shares

Partia Demokratike eshte ndalur sot ne nje tjeter denoncim, lidhur me nje ligj, qe sipas tyre do te sjelle ndarjen e Shqiperise.

Dhurata Cupi u shpreh diten e sotme se miratimi i ligjit që ndan Shqipërinë në 4 rajone është kundër interesit të qytetarëve. Ajo shton se pas reformës së dështuar për ndarjen e Shqiërisë në 61 bashki, ky ligj largon akoma më shumë shërbimet nga njerëzit.

Ajo zbulon se ligji u miratua pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe sipas saj,  dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve.

Qytetarët e 57 bashkive të vendit duhet të shkojnë deri në 1 nga 4 bashkitë qendër qendër rajoni, për të marrë një shërbim të caktuar. Kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit local dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë qeveria centralizon pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Heqja e shërbimeve ndaj qytetarëve në vendin ku ata banojnë nuk i inetreson Edi Ramës. Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.

Dy janë tiparet kryesore të ligjit që shkel me këmbë interesin e qytetarëve

• Sjell centralizimin e pushtetit në duart e Edi Ramës
• Çon të gjitha fondet e Bashkimit Europian në duart e Edi Ramës”,-thuhet ne reagimin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY