Prej 8 ditësh pa asnjë gjurmë, familja në Tiranë alarmohet për zhdukjen...

Prej 8 ditësh pa asnjë gjurmë, familja në Tiranë alarmohet për zhdukjen e 11 vjeçarit

71
0
Shares

Një fëmijë 11-vjeçar me iniciale R. D., banues në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Pas denoncimit të babait të tij Y. D., 35 vjeç, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme e ka kallëzuar në polici i ati i djali, pasi nuk kishin asnjë informacion rreth tij.

Ai ka deklaruar se momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY