Merret peng një 34-vjeçar në Durrës, policia zbardh detajet nga ngjarja

Merret peng një 34-vjeçar në Durrës, policia zbardh detajet nga ngjarja

82
0
Shares

Nje person eshte marre peng në qytetin e Durrësit këtë mëngjes. Policia bëri me dije se për rreth një orë, një 34-vjeçar është mbajtur pa dëshirën e tij brenda një makine, nga një i ri.

Më pas, ky i fundit ka bërë denoncim në Polici, pasi ka shpëtuar nga pengmarrësi. Motivi sipas bluve të qytetit bregdetar ka qenë për konflikt për çështje pronash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”,-njofton policia.

Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia e Durrësit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY