Detaje te reja, autori i vrasjes telefonoi ne familjen e viktimes

Detaje te reja, autori i vrasjes telefonoi ne familjen e viktimes

550
0
Shares

Policia eshte njohur me detaje te tjera ne lidhje me vrasjen e qytetarit nga Gjirokastra ne makinen e tij.

Gezim Saraci ka qenë duke udhëtuar me autorin e vrasjes ne mjetin e tij, emri i të cilit nuk është bërë ende publik, ndërsa ka ndodhur një konflikt i çastit. Për pasojë, ky i fundit e ka goditur me sende të forta duke e lënë të pajetë brenda mjetit.

Pas krimit, autori i krimit ka telefonuar familjarët e tij, duke i vënë në dijeni për ngjarjen, dhe mendohet paraprakisht se identifikimi i shpejtë i tij është bërë pikërisht nga kjo telefonatë.

Dyshohet se edhe autori i cili besohet te jete nga Dervicani, te jete plagosur.

Pas kësaj, ai ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja duke u larguar pranë lumit të Suhës.
Sipas bluve të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor rural Polican-Suhë, ndërsa 57 vjeçari është banues në Gjirokastër. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY