Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, humb jetën pasagjerja 43-vjeçare, disa të plagosur

Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin, humb jetën pasagjerja 43-vjeçare, disa të plagosur

150
0
Shares

Policia e Elbasanit njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugur Elbasan – Peqin.

Tre automjete janë përplasur me njëri – tjetrin dhe për rrjedhojë një pasagjere 43 vjece ndërroi jetë në spital. Ndërsa, tre shoferët e makinave janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY