Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, aktori që frymëzoi subjektin e...

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”, aktori që frymëzoi subjektin e filmit

221
0
Shares

Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, heroi i letrarizuar i subjektit të filmit “Partizani i vogël Velo”.

Konstandin Ropi ka lindur në Leshnicë, Vithkuq në vitin 1930. Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit dhe doli në mal partizan në moshën 12-vjeçare.

Është personazhi real i filmit të Kinostudios “Shqipëria e Re” që u kthye në heroin e filmit “Partizani i vogël Velo”.

Pas Çlirimit ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947 – 1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake në BS.

Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite.

Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi kishte në zotërim  një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar  nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY