EMRAT/OFL godet në katër qytete,me vrull formulari për shtatë të dënuar

EMRAT/OFL godet në katër qytete,me vrull formulari për shtatë të dënuar

157
0
Shares

Këtë të martë OFL ka shkuar në katër qytete kryesore ku për 48 orë kërkon formularin e vetëdeklarimit për 7 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Burime bëjnë me dije se formulari i është nisur shtetasve, Nikollaq  Sina, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi, Alket Rushiti dhe Laert Haxhiu per akuzat si me poshte:

N. S., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

R. Z., me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;

S. B., me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

E. G., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

P. K., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. R., me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;

L. H., me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY