17-vjeçari arrestohet për të dytën herë, rinis shpërndarjen e drogës

Ndaje

Nje 17-vjecar eshte arrestuar per te dyten here nga policia, kjo pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe kryente të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Policia sekuestron dhe 42 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 9000 euro dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Forcat e policise kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të mitur që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, konkretisht:

M. B., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, shtetasin M. B., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.

Pas kontrollit, në brezoren që mbante me vete, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular.

Nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje