Kush janë prokurorët që kërkuan sekuestrimin e pasurisë së Ylli Ndroqit

Kush janë prokurorët që kërkuan sekuestrimin e pasurisë së Ylli Ndroqit

266
0
Shares

Prokurorët e SPAK që kanë drejtuar hetimin pasuror të Ylli Ndroqit janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Në dokumentin e siguruar nga ABC News thuhet se dy prokurorët kanë kërkuar sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit, ndërsa vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Delia.

Për administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Vendimi do të ekzekutohet nga tre Oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe SPAK.

Në listën e pasurive të sekuestruara është televizioni Ora dhe ai Channel One, si dhe makina e apartamente të emër të Ylli Ndroqit, për të cilat dy prokurorët e sipërpërmendur shprehen se nuk justifikohen nga personi që i ka në pronësi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY