Ish-deputeti nxjerr dokumentin: 5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët...

Ish-deputeti nxjerr dokumentin: 5 pyetje për SPAK-un dhe pse gënjeu për komisionerët e vdekur

62
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar certifikatën e vdekjes së një prej komisionerëve për të cilin SPAK-u nxori urdhër arresti duke rikthyer dhe njehere vemendjen tek puna e SPAK.

Vasili i drejton 5 pyetje SPAK-ut, teksa i kërkon arsyet e gënjeshtrës se dy komisionerët e vdekur nuk ishin çregjistruar.

1. Pse gënjeu kaq trashë SPAK-u?
2. A është vërtetë kaq jo profesional SPAK-u?
3. Cili hall politik e bëri SPAK-un kaq qesharak?
4. A është i njëjti SPAK që nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputetë, Drejtorë policie sa një mal?
5. Po tek dosja 339 kush ia mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut për të mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtorë që ktheheshin në zgjatim të kriminelëve për vota??

“Këto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i 109 milionë eurove që i duhen paguar Beçhetit etj janë momente turpi dhe shkatërrimi të besimit ndaj SPAK-ut. Ndonjë ndërkombëtar, që ekzaltohet në mënyrë artificiale për “komeditë” politike të SPAK-ut s’mund të mbyllë dot më sytë përpara këtij realiteti, pasi faktet janë kaq kokëfortë”,-shkruan Vasili.

Nje reagim te tille, lidhur me punen e SPAK e pati bere dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY