DETAJE/21-vjeçari kapet në flagrancë nga policia, rezulton autor i disa vjedhjeve në...

DETAJE/21-vjeçari kapet në flagrancë nga policia, rezulton autor i disa vjedhjeve në Kavajë

64
0
Shares

Policia ka kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, një 21-vjeçar që kryente vjedhje të ndryshme.

21-vjeçari ka precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes dhe ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje në Qerret.

Me kete rast, policia ka zbardhur dhe 4 raste të tjera të vjedhjeve, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë shërbimeve grackë të ngritura për këtë qëllim, arrestuan në flagrancë shtetasin e shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,-njofton policia.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

– Më datë 04.07.2020 ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases T. E.

– Më datë 19.07.2020 i ka vjedhur shtetasit B. L., çantën e dorës, brenda së cilës kishte një telefon dhe një sasi lekësh.

-Më datë 22.07.2020 i ka vjedhur shtetasit F. V., çantën e shpinës, brenda së cilës ishin 2 telefona, leja e drejtimit dhe çelësat e makinës.

-Më datë 23.07.2020 ka vjedhur 20.000 lekë, 225 euro dhe telefonin në banesën e shtetases S. D.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në rrethin e Kavajës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY