Të shtëna me armë në Fier: Plagoset 50-vjeçari, autorët djegin makinën

Të shtëna me armë në Fier: Plagoset 50-vjeçari, autorët djegin makinën

43
0
Shares

Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnate në Fier. Njoftohet se rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, është plagosur me armë zjarri në banesën e tezes së tij, një 50-vjeçar.

N.Xh, banues në Vlorë, është lënduar në krah. Njoftohet po ashtu se 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY