Pamje të rënda nga aksidenti në Elbasan, sharrohet makina për të nxjerrë...

Pamje të rënda nga aksidenti në Elbasan, sharrohet makina për të nxjerrë trupin e pajetë

352
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se personi që ka humbur jetën është 55-vjeçari Agim Neziri, me banim në Tiranë, pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç,  banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç,  banues në Tiranë,  i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton zyrtarisht policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY