Në Kosovë nisin arrestimet, ndëshkime serioze për ata që nuk respektojnë masat

Në Kosovë nisin arrestimet, ndëshkime serioze për ata që nuk respektojnë masat

47
0
Shares

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rajonin e Mitrovicës dhe Gjakovës, pasi nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në Komunën e Gjakovës, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona të pranishëm. Ai pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private, si dhe grumbullimin e më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe e të tjera. Po ashtu, një person në fshatin Skivjan të Gjakovës është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, pasi ka hapur lokalin pas orës së lejuar.

Në Kosovë, sipas vendimit të qeverisë të datës 28 korrik, sektori i gastronomisë e ka të ndaluar që të punojë nga ora 22:30 deri në orën 05:00. Ndërkaq, një person në fshatin Shupkovc të Mitrovicës dhe një në qytetin e Mitrovicës, po ashtu janë arrestuar për shkak se kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në pishina.

Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, veprimtaria e pishinave është e ndaluar. Përjashtim bëjnë pishinat e mbyllura.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY