ISHP njoftim për nënat e prekura me Covid-19, ja çfarë duhet të...

ISHP njoftim për nënat e prekura me Covid-19, ja çfarë duhet të dinë në kohë pandemie

51
0
Shares

Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, theksohet se gratë që janë më Covid19 mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumështin e gjirit.

Kjo, pasi, studimet e deritanishme nuk kanë konfirmuar transformimin e virusit nëpërmjet qumështit të gjirit tek lehonat, të konfirmuara me Covid19.

Njoftimi i plotë:

📆 1-7 Gusht 2020 Java Botërore e Ushqyerjes me gji 🤱🏻

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi. Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:
🤱🏼Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
🤱🏻Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
🤱🏾Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
🤱Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura

#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji
UNICEF Albania

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY