Shpallen 12 fituesit në Universitetet Publike të Shqipërisë, merren mandate dhe pa...

Shpallen 12 fituesit në Universitetet Publike të Shqipërisë, merren mandate dhe pa rivalë

272
0
Shares

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Prof. Artan Hoxha është zyrtarisht rektori i Universitetit të Tiranës. Pas karrierës së tij si dekan te Fakulteti Juridik tashmë ai do të drejtojë Universitetin më të rëndësishëm në Shqipëri.

Arben Gjata është konfirmuar tek Universiteti i Mjekësisë. Gjata ka fituar zgjedhjet, pa asnjë kandidatë përballë, ndërkohë që zgjedhjet që u mbajtën dje janë shoqëruar me polemika të shumta, nga ana e studentëve por edhe vetë stafeve pedagogjike, për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19.

Kurse rektori i Universitetit Bujqësor do të jetë Fatbardh Sallaku. Ndërkohë tek Universiteti Politeknik rektor do të jetë Andrea Maliqari. Ndërkohë për universitetet e tjera emrat e rektorëve vijojnë si më poshtë.

LISTA E FITUESVE PËR REKTOR

Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës

Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit

Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë

Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë

Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës

Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër

Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër

Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë

Kastriot Çaushi-  Universiteti i Arteve

Agron Kasa-  Universiteti i Sporteve

Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë

Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit

Lista e Dekaneve fitues

Dekan i Shkencave Sociale: Edmond Rapti

Dekan i Fakultetit të Drejtesisë: Sokol Mengjesi

Dekan i Fakultetit të Gjuheve të huaja: Artur Sula

Dekan i Fakultetit të Ekonomikut: Dhori Kule

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyres: Spiro Drushku

Dekan te Instituti i Fizikes Berthamore te Zbatuar: Brunilda Daci

Dekan te Fakulteti i Histori Filologjise: Sabri Laci

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY