Qeveria mbyll lokalet dhe bllokon muziken, por ka nje kazino qe lejohet...

Qeveria mbyll lokalet dhe bllokon muziken, por ka nje kazino qe lejohet ne mes te Tiranes

80
0
Shares

Akti normativ i miratuar në Kuvend, mbylli lokalet e natës, por la hapur Regency Casino, një ambient të mbyllur, ku dhjetra klientë prekin të njëjtat tastiera dhe në largësi të pamjaftueshme. Prej 1 muaji, kazinoja në qendër të Tiranës, punon pa licencë. Nuk është fjala për ta dëmtuar edhe një biznes më shumë.

Kufizimet po e çojnë ekonominë drejt kolapsit, dëmet po bëhen të parikuperueshme. Në këtë kontekst edhe Regency Casino, që u mbyll me karantinën, disa ditë pas 10 marsit duke humbur rreth 2 muaj punë, mund të kishte një shtyrje të datës së përfundimit të ekskluzivitetit.

Ka vetëm një problem, pas 28 qershorit, ajo nuk mund të shtyhej as me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, as me urdhër të Ministrisë së Financave. Manastirliu shënoi rastin e parë në historinë e Botës ku Ministria e Shëndetësisë jep leje për Casino.

Ndërkohë, Ministria e Financave, e pyetur nga Dosja.al për bazën ligjore të shtyrjes së aktivitetit të Regency Casino me 3 muaj, u përgjigj se kështu e gjykoi.

Gjykimi i Ministrisë, pavarësisht rrethanave, nuk mjafton për të lejuar një aktivitet që e ndalon ligji. Aq më tepër një kazino, kur mbyllja e lojërave të fatit është flamuri i kësaj qeverie. Flamuri është grisur tashmë në mes të Tiranës, ku aktiviteti vazhdon, pavarësisht ligjit të miratuar në tetor 2018. Ai ligj nuk lejon kazino në zona të banuara, nëse nuk është një hotel me 5 yje. Vendi ku është vendosur Regency Casino, nuk është hotel, për yje nuk bëhet fjalë.

Në këto kushte, shtyrja e afatit të ekskluzivitetit, nuk mund të bëhej pa një akt normativ, pa një votim në parlament, për përjashtimin e rastit nga ligji, pavarësisht se ligji është në fuqi. Pikërisht për këtë, Dosja.al kërkoi edhe një herë informacion nga Ministria e Financave, për bazën ligjore dhe për shkresën, urdhër apo licencë që ka lëshuar për aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës.

Regency Casino, nuk mund ta ushtrojë të drejtën e vetë legjitime për zgjatje të ekzkluzivitetit, nëse nuk ka një leje të ligjshme, që fare lehtë mund të ishte futur sot si pjesë e aktit normative në Kuvend. Këtu kemi të bëjmë me një shkelje nga qeveria, jo nga biznesi. Qeveria që ngriti flamurin e mbylljes së kazinove me licencë, po mban pa asnjë shpjegim hapur kazinonë më të madhe dhe më lehtësisht të aksesueshme./Dosja.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY