VIDEO/Italia i kthen “borxhin” Shqipërisë, mbërrijnë në aeroportin e Rinasit ekipi i...

VIDEO/Italia i kthen “borxhin” Shqipërisë, mbërrijnë në aeroportin e Rinasit ekipi i mjekëve dhe infermierëve

46
0
Shares

Një epik mjekësh dhe infermierësh kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për situatën e COVID-19.

Grupi i ekspertëve do të zhvillojë veprimtari konsulence dhe do të ndihmojë me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid-19.

Në këtë mënyrë Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga gjashtë ekspertë do të zhvillojë një veprimtari dypalëshe për një periudhë 14 ditore në Shqipëri.

Krahas grupit të mjekëve dhe të infermierëve, me avionin e Guardia di Finanza në ndihmë të mjekëve ka ardhur edhe një sasi prej 500.000 maskash kirurgjikale të llojit II, dhuratë e strukturës së Komisarit të Jashtëzakonshëm Arcuri prodhimi i të cilave është autorizuar nga Instituti i Lartë italian i Shëndetësisë.

Grupi i mjekëve eshte i  përbërë nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes).

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/314967446294134/?v=314967446294134&notif_id=1596031319498145&notif_t=live_video_explicit

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY