Nesër Kurban Bajrami, KMSH njofton se ku do të mbahet ceremonia qendrore

Nesër Kurban Bajrami, KMSH njofton se ku do të mbahet ceremonia qendrore

226
0
Shares

Nisur nga situata e pazakontë e shkaktuar nga pandemia, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhami sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Njofimi:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është të premten, më 31 korrik 2020.

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.

Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Informacione shtesë

06:30 – Falja e Namazit
06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY