DURRES/Sekuestrohet 1.4 kg drogë në formë çokollate, dy në pranga

DURRES/Sekuestrohet 1.4 kg drogë në formë çokollate, dy në pranga

48
0
Shares

Policia e Durrësit ka sekuestruar sot një sasi prej 1.3 kg drogë, kanabis në formë çokollatë.

Në pranga kanë rënë dy persona, një 21-vjecar dhe një 17-vjeçar.Mësohet se një prej të arrestuarve, quhet Roni Seferi, 21 vjeç.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra se një shtetas dispononte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

R.S., 21 vjeç, banues në Tiranë;
E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit, me drejtues shtetasin R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.
• mjeti tip Benz;
• vlera monetare”,-njofton policia zyrtarisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY