“Zgjedhjet në universitete mbahen nesër”, Ish-deputetja rendit problemet: Vota nuk ka asnjë...

“Zgjedhjet në universitete mbahen nesër”, Ish-deputetja rendit problemet: Vota nuk ka asnjë rëndësi

64
0
Shares

Nje dite para zgjedhjeve qe priten te mbahen ne universitete, Albana Vokshi ka bere nje reagim te fundit, ku shprehet me bindje se keto zgjedhje jane te jashtligjshme.

Ne nje deklarate per mediat, Vokshi shprehet se zgjedhjet në universitete janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi.

Sipas saj:

-Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues

· Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar.

· Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.

Vokshi ben me pergjegjesi ministrine e Arsimit pas urdherit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete.

Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës. Në një kohë kur situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe po rritet numri i jetëve të humbura dhe numri i të infektuarve, veçanërisht tek moshat e reja, në një kohë, kur rreziku është i pranishëm kudo, halli i Edi Ramës është të emërojë militantët e tij në universitete”,-u shpreh ajo.

Bazuar në të dhënat për çdo universitet, Vokshi shtoi:

· Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.

· Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.

· Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY