Urdhër arreste për dy komisionerë të vdekur të dosjes 339, reagon Kreu...

Urdhër arreste për dy komisionerë të vdekur të dosjes 339, reagon Kreu i SPAK: Nuk ishin të ç’regjistruar

93
0
Shares

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja, konfirmoi faktin se nga oficerët e policisë gjyqësore që kanë mbërritur në shtëpitë e dy komisionerëve janë informuar se ata kishin ndërruar jetë.

Duke cituar kreun e SPAK, Bw shkruan se ne momentin që janë firmosur urdhërarrestet për dy komisionerët zgjedhorë nga hetimi që është bërë në gjendjen civile por edhe në sistemin TIMS, rezulton se ata kanë qenë aktivë, pra nuk kanë qenë të crregjistruar.

“Hetimet janë sekrete –tha Kraja për gazetaren Klodiana Lala,-dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin crregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit. Por përmes  familjarëve, ata kishin rënë në dijeni për faktin ase ata kishin ndërruar jetë 1 muaj apo 1 muaj e gjysmë më parë.

Një ditë më parë u ezekutuan 22 urdhërarreste ndaj ish-komisionerëve zgjedhorë pasi SPAK ka provuar se kanë lejuar votimin e parregullt të personave në emër të shtetasve që ndodheshin jashtë shtetit në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY