Manastirliu pranon se gjendja mund të përkeqësohet: Po përgatitemi për një rritje...

Manastirliu pranon se gjendja mund të përkeqësohet: Po përgatitemi për një rritje të infeksioneve në dimër e vjeshtë

36
0
Shares

Këtë të mërkurë në Kuvend po diskutohet edhe për Aktin Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila u shpreh se këto masa merren jo për të ndëshkuar por për të përmbajtur përhapjen e virusit.

Manastirliu shtoi gjithashtu se “detyrimi që vendoset tani jo vetëm përcakton një rritje të masës së penalitet por edhe vlerëson një pezullim të aktivitetit për një periudhë 1 vjeçare, kur këto subjekte nuk i binden ligjit.”

Po ashtu, Manastirliu deklaroi se nëse vijon neglizhenca do të duhet parapërgatitja për një rritje të infeksioneve të Covid-19 në vjeshtë e dimër.

Manastirliu u shpreh:

Masat që po marrim ne sot, apo më herët, janë të gjitha masa që janë të vlerësuara për uljen e zinxhirit të infeksionit… Jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrit, për të administruar situata të cilat, që nëse vijojmë të kemi neglizhim të masave duhet të vijojmë të parapërgatitemi për një rritje të infeksioneve të Covid-19 në dimër e vjeshtë.” 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY