Arrestohen tre persona në Tiranë, policia jep detajet

Arrestohen tre persona në Tiranë, policia jep detajet

33
0
Shares

Arrestohet një 38-vjeçar i dyshuar për vjedhjen e disa biçikletave si dhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Mesohet se pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit N. M., 38 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 rasteve të vjedhjeve të biçikletave në pronësi të shtetasve L. H., L., A dhe A. T., të ndodhura në zonën në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Ndërkohë, nga specialistet për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve:

-N. M., 47 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.90 mg/l.

-F. K., 48 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.06 mg/l, ditën e djeshme ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B. H., 17 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY