Urdhërat e SPAK për arrestimet, PD: Treguan se në zgjedhje kutitë janë...

Urdhërat e SPAK për arrestimet, PD: Treguan se në zgjedhje kutitë janë mbushur, këtij pushteti po i vjen fundi

179
0
Shares

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, reagon pas vendimit të SPAK për të lëshuar disa urdhër-arreste për dosjen “339”, e cila është dosja e vjedhjes së votave në Dibër.

Sipas ish-deputetit, arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.

Salianji shkruan në ‘Facebook’ se është pozitiv fakti që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, nëse do kishte reagim pas denoncimeve të shumta të opozitës pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete, nuk do falimentonin mijëra biznese, nuk do largoheshin qindramijëra qytetarë në emigracion, nuk do kthehej Shqipëria në qëndër operacionale e trafiqeve dhe krimit të organizuar…..Dita po vjen, pushtetit që vjen era fëlliqësi po i vjen fundi”,-shkruan Salianji.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY