DETAJE/Sekuestrohet një ‘Lamborghini’ në doganë, supermakina ishte e vjedhur në Itali

DETAJE/Sekuestrohet një ‘Lamborghini’ në doganë, supermakina ishte e vjedhur në Itali

191
0
Shares
Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana, ka sekuestruar një automjet luksoz të vjedhur në Itali.
Lidhur me kete, eshte arrestuar në flagrancë 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”,-njofton policia.

Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti “Lamborghini Gallardo” ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e shtetasit  L. R., 36 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY