“Venecia i vuri vulën drejtësisë”, PD reagon pas kalimit të raportit: Mori...

“Venecia i vuri vulën drejtësisë”, PD reagon pas kalimit të raportit: Mori fund maskarada kundër Presidentit

144
0
Shares

Partia Demokratike reagon nepemjet ish-deputetit Edmond Spaho, lidhur me miratimin ne Kuvend te raportit e Venecias, qe e nxjerr presidentin Meta pa asnje shkelje sa i takon veprimeve te marra nga ai.

Sipas, ish-deputetit, sot mori fund maskarada antikushtetuese e Edi Ramës kundër Presidentit të Republikës dhe akteve të tij të drejta për të mbrojtur zgjedhjet demokratike dhe për të respektuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Spaho shkruan se u provua botërisht që Presidenti Ilir Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë, pasi Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.

“Votimet moniste antikushtuese vitin e kaluar provuan gjithashtu se Edi Rama është një pakicë. 85% e shqiptarëve e refuzuan qeverisjen e tij. Kjo maxhorancë refuzuese mezi po pret të vulosë me votë rotacionin politik dhe ndryshimin për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë”,-shprehet ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY