Dasmë në kohë Covid-i, gjobitet administratori i lokalit në Durrës

Dasmë në kohë Covid-i, gjobitet administratori i lokalit në Durrës

78
0
Shares

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë  1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë”,-njoftoi policia,

Mësohet se lokali në fshatin Shkallnur kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Sakaq, Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY