Miratohet ndryshimi, ja si do të quhet nga sot Ura Vajgurore

Miratohet ndryshimi, ja si do të quhet nga sot Ura Vajgurore

124
0
Shares

Zyrtarisht nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal. Ndryshimi i emrit i diskutuar prej disa kohësh është për ta kthyer qytetin në destinacion turistik.

Vendimi është miratuar sot në mënyrë unanime nga anëtarët e këshillit bashkiak. Sa i përket procedurës, vulën e fundit do ta japë Kuvendi, por që nuk pritet që të ketë surpriza, pasi komuniteti ka qenë dakord me ndryshimin e emrit.

Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

Emrin që ka aktualisht Ura Vajgurore e ka marrë në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur. Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY