KOMENT/ Zonja Nushi, tahmaja e koncesioneve po i vret shqiptarët

KOMENT/ Zonja Nushi, tahmaja e koncesioneve po i vret shqiptarët

121
0
Shares

Nga Klodian Tomorri

Sikur 6 milionët eurot që merr Check UP-i çdo vit, të ishin përdorur për testimin e popullatës, ndoshta shumë nga shqiptarët që kanë humbur jetën nga virusi, do të ishin gjallë.

Sikur rrjeti i laboratorëve të Check Up-it, të ishte përdorur për testimin dhe gjurmimin agresiv të virusit, ndoshta Shqipëria mund ta kishte përmbajtur epideminë dhe pronarja e koncesionit nuk do të detyrohej të shkruante letra nga shtrati i spitalit.

Por Check Upi nuk u vu në funksion të pandemisë, sepse po të vihej mund të cënoheshin fitimet e koncesionit. Në vend të kesaj, koncesioni u pëzullua me marifet duke u zgjatur automatikisht me të njëjtën periudhe. Kështu fitimet e Check Up-it u garantuan të paprekura për të gjithë jetëgjatësinë e kontratës. Dhe bëhet fjalë për fitime të ngjashme me atë të tregut të kokainës.

Mjaftojnë vetëm disa shifra për ta ilustruar.

Check Up-i mund të jetë ndër rastet e rralla në botë, kur në vetëm dy vjet aksionerët pesëfishojnë kapitalin e tyre përmes fitimeve. Për ta thënë më qartë, zonja Nushi dhe partneret e saj kanë investuar vetëm 30 milionë lekë kapital tek koncesioni i Check Upit. Por brenda dy viteve, për shkak të fitimeve të gjeneruara kapitali i tyre u pesëfishua në 150 milione leke.

Së dyti, kontrata e Check Up-it mund të jetë ndër investimet e vetme në botë, që shkyen veten dyfish që në vitin e parë. I gjithë investimi i koncesionarit për të ngritur rrjetin e laboratorëve është vetem 3 milionë euro. Që në vitin e parë buxheti i shtetit, i pagoi kompanisë 6 milionë euro. Pra dy herë më shumë se i gjithë investimi, për të gjithë jetegjatësinë e kontratës së koncesionit.

Në botën e biznesit, një investim quhet i mirë kur e shlyen veten për 7-10 vjet. Koncesioni i kontrollit bazë ka arkëtuar që në vitin e parë 200 për qind të vlerës së investimit.

E nderuar zonja Nushi. Ti u sherofsh sa më shpejtë dhe e paç jetën e gjatë. Por këto më sipër janë faktet. Letrat pastaj janë hartime.

Kështu që, herën tjetër para se t’i drejtoheni publikut me moral, ndoshta do ishte mirë të pyesnit një herë veten:

Kush po i vret shqiptarët sot: Mallkimet e rrjetit apo tahmaja për të mbajtur të paprekura milionat e koncesioneve?

Cila është arsyeja se pse Shqipëria sot teston më pak se të gjitha vendet e Europës për virusin:

Mallkimet e rrjetit apo marifetet për të mbajtur të paprekura fitimet e koncesioneve, përfshirë dhe veçanërisht fitimet e koncesionit tënd?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY