Dy infermiere pozitive me Covid-19, mbyllet Materniteti dhe Qendra Shëndetësore në Berat

Dy infermiere pozitive me Covid-19, mbyllet Materniteti dhe Qendra Shëndetësore në Berat

64
0
Shares

Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Berat. Të infektuara rezultojnë të jenë 2 infermiere, duke vënë sërish në alarm Spitalin Rajonal të qytetit.

Njëra prej infermiereve të infektuara punonte në Maternitetin e Beratit dhe kjo ka bërë që Inspektoriati i Higjenës të dezinfektojë dhe të mbyllë godinën e shërbimit gjinekologjik që ndodhet brenda territorit të Spitalit Rajonal.

Covid-19 është rikthyer sërish në Qendrat Shëndetësore brenda në qytetin e Beratit,ku një infermiere 42-vjeçe ka rezultuar “pozitive”, gjë që ka sjellë edhe mbylljen e kësaj qendre.

Rasti i tretë i konfirmuar “pozitiv” është një kasap, ku sipas BW,  ka shërbyer si i tillë në një nga lagjet e qytetit deri në momentin kur ka rezultuar i prekur me Covid-19. Ky fakt ka shqetësuar mjaft banorët e Beratit,të cilët duke mos ditur vendndodhjen e dyqanit të mishit ku shërbente kapasi,janë në panik.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY