Shmanget interpelanca/Spiropali ironizon Kostaq Papën: Diplomacia nuk ngjan me gratë që joshen...

Shmanget interpelanca/Spiropali ironizon Kostaq Papën: Diplomacia nuk ngjan me gratë që joshen me whisky

67
0
Shares

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga deputeti Kostaq Papa për shqiptarët në rajon.

Deputeti Kostaq Papa i cili kishte kërkuar interperlancë me kryeministrin Rama dhe ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në lidhje me situatën e shqiotarëve në rajon, nuk ka marrë përgjigje nga asnjë prej 2 shtetarëve.

Në fakt ka qenë ministrja e shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin e cila ka replikuar disa herë me deputetin Papa duke i renditur së pari arritjet e faktorit shqiptar në rajon duke përmendur dhe rezultatet ‘historike’ të partive politike në zgjedhjet e përgjithsme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Por deputeti ka insistuar që mbi shqiptarët po kryhet një genocid i padukshëm dhe se shqiptarët në Serbi po defaktorizohen dhe me ndihmën e Tiranës zyrtare.

Por këtyre akuzave të forta Spiropali i është përgjigjur me jo pak ironi duke i kujtuar deputetit ‘kaçurrels’ thënien e famshme që dikur ‘fëmrat linin kokën pas tij kur i qeraste jo me ujë, por me whisky’.

Z.Papa bisedimet diplomatike nuk janë ulje në tryeza baresh dhe përfaqësuesit nuk janë gra, që në përfytyrimin tuaj joshen me një whisky. Duhet ta shikoni fituesin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ne nuk ndikojmë te rreshtimi politik, por ne veprojmë, ashtu sic kemi vepruar me Luginën e Preshevës, kur për herë të parë bashkuam faktorin shqiptar në një listë të vetme”, u shpreh Spiropali ndërsa në mesin e deputetëve pati dhe të qeshura.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY