AKUZAT/Disa arrestime në Tiranë, mes tyre dhe një 19-vjeçare

AKUZAT/Disa arrestime në Tiranë, mes tyre dhe një 19-vjeçare

83
0
Shares

Policia njofton per disa arrestime te kryera se fundmi. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit GJ. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në autostradën Elbasan-Tiranë, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, kundrejt fitimit , 5 shtetas, emigrantë të paligjshëm. Për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë, ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë dhe ka dëmtuar mjetin e Policisë.

Gjithashtu, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

A. B., E. Sh. dhe B. V., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

-K. C., 19 vjeçe, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY