Këngëtarja serbe Ceca shpërthen në ofendime për Dua Lipën: “Vogëlushe injorante që...

Këngëtarja serbe Ceca shpërthen në ofendime për Dua Lipën: “Vogëlushe injorante që nuk di historinë”

109
0
Shares

Postimi i Dua Lipës me flamurin autokton ka shkaktuar pakënaqësi tek përdoruesit serbë të rrjetit. Komentet kundrejt këngëtares kanë qenë të ashpra, ndërsa kjo e fundit shpjegoi mbrëmjen e djeshme se nuk kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes.

Por, një qendrim kundër artistes me famë botërore ka mbajtur edhe Ceca. Këngëtarja serbe ka përdorur terma ofenduese kundrejt Duas, duke e quajtur ‘fëmijë’ dhe ‘injorante’. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, deklaroi Ceca për “Alo”.

Një reagim i ashpër për të njejtën media ka ardhur edhe nga këngëtari serb Aca Lucas. “Nuk ka as Kosovë në atë hartë që ajo e publikoi, vetëm Shqipëri. Është detyrë e imja të reagoj ndaj këtij rasti dhe kushdo të heshtë, le të heshtë! Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e drejtë”, deklaroi Lucas për “Alo!”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY