Rama publikon videomesazhin dhe zotohet për hapjen e listave: Ne duam atë...

Rama publikon videomesazhin dhe zotohet për hapjen e listave: Ne duam atë që duan qytetarët

69
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh për hapjen e listave. Përmes një video ku theksohet rëndësia e këtij ndryshimi Rama thotë se listat e hapura janë të rëndësishme për demokracinë dhe krijojnë lidhje me votuesit.

Kreu i qeverisë shprehet se qytetarët duan listat e hapura dhe PS do atë që duan qytetarët.

“Është koha për lista të hapura. Listat e hapura janë të rëndësishme për demokracinë dhe krijojnë lidhje mes votuesit dhe të zgjedhurve. Në vend që deputetët të zgjidhen nga krerët e partive janë qytetarët ata që vendosin.

Le t’i hapim portën listave të hapura për një demokraci. Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët”, thuhet në video.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/337373923943617

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY