Protestuan kundër mbylljes së club-ve, procedohen penalisht 12 persona

Protestuan kundër mbylljes së club-ve, procedohen penalisht 12 persona

42
0
Shares

Policia ka proceduar penalisht 12 persona të identifikuar si organizatorët e protestës së djeshme (20 korrik), ku muzikantë, pronarë lokalesh e profesionistë tubuan para kryeminstrisë.

Ata kundërshtuan aktin normativ të qeverisë që ndalon hapjen e club-ve dhe diskove pas orës 20:00.

Policia njofton se para se të ndërhynte, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tij.

”Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 12 persona, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 12 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY