Kritika të forta nga Bushati për ambasadën në Greqi: Ministria të japë...

Kritika të forta nga Bushati për ambasadën në Greqi: Ministria të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve

208
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë dalë kundër ministrit aktual në detyrë Gent Cakaj dhe kryeministrit Edi Rama për propozimin e emrit zëvendësues në ambasadës shqiptare në Athinë, pas shkarkimit të trupës diplomatike në këtë institucion.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm, ai tha se nuk mund të votohet emri i një kandidateje të re për ambasadore në Athinë, pa dekretin e presidentit Ilir Meta për shkarkimin e paraardhëses së saj.

Bushati kërkoi shpjegime për shkarkimin e trupës diplomatike në Greqi, ndërsa shtoi se nuk u ruajt integriteti i diplomatëve, por u ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike.

Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën.

Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a.

Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sitemin diplomatik të bëhesh amabsador.

Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në cështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë cështje. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve”, u shpreh Bushati.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY