Covid-19 brenda në azilin e pleqve, 30 të moshuar dhe 9 punonjës...

Covid-19 brenda në azilin e pleqve, 30 të moshuar dhe 9 punonjës të infektuar

202
0
Shares

Në një komunikatë për media, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë më datën 17 korrik 2020  ka bërë të ditur se një person (banor resident në një azil) ka pasur simptoma të COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv pas testimit.

Menjëherë, me të marrë lajmin, janë testuar të gjithë banorët dhe po ashtu stafi profesional, ku pas marrjes së mostrave, 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

‘Ministria Kosovare ka bërë të ditur se dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta, njëri prej tyre është tashmë i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët tjerë të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve dhe gjithashtu, stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat tjerë rezidentë të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate.”, thuhet tutje në njoftim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY