Trump: Pandemia do kaloje dhe une do te kem te drejte

Trump: Pandemia do kaloje dhe une do te kem te drejte

98
0
Shares

61 mijë raste të reja me Covid-19 dhe 415 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke konfirmuar kështu nivelin e lartë të përhapjes. Në këtë vend situata është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa në total, që prej shpërthimit të pandemisë numërohen mbi 3,7 milionë të infektuar dhe më tepër se 140 mijë viktima, bilanci më tragjik se çdo shtet tjetër i botës.

Presidenti Donald Trump vijon të insistojë në qasjen e tij ndaj koronavirusit të ri duke injoruar këshillat e shkencëtarëve, të cilët kërkojnë të bëhet më shumë për frenimin e përhapjes. “Me kalimin e kohës do të kem të drejtë, virusi do të zhduket”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë për Fox News.

Në gjurmët e SHBA është dhe Brazili, shteti i dytë më i prekur i botës. Në ditën e fundit janë regjistruar mbi 20 mijë raste të reja për një total prej më tepër se 2 milionë të infektuar. Bilanci i viktimave shkoi në mbi 79 mijë. Presidenti Jair Bolsonaro, pavarësisht se është konfirmuar me Covid-19, përshëndeti mbështetësit, ndërsa kritikoi masën e distancimit fizik duke thënë se ka vrarë ekonominë e Brazilit. Situata është përkeqësuar edhe në vende të tjera të Amerikës Latine.

Ndërkohë, shifrat janë rritur dhe në Azi. India raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja në 24 orë, me mbi 40 mijë të infektuar. Në total të prekurit janë më tepër se 1,1 milionë. Shtim të rasteve të reja ka pasur edhe në Japoni e Hong Kong. Ndërsa Australia ka rikthyer disa kufizime dhe po heton shkeljet e karantinës në VIktoria, pas rigjallërimit të përhapjes së Covid-19.

Në të gjithë botën janë regjistruar mbi 14,5 milionë raste, dhe mbi 606 mijë viktima.a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY