Ministri gjerman: Nisim negociatat me Maqedonine. Nuk dime kur me Shqiperine!

Ministri gjerman: Nisim negociatat me Maqedonine. Nuk dime kur me Shqiperine!

48
0
Shares
German Foreign Minister Heiko Maas addresses the media during a statement at the foreign ministry in Berlin, Germany, Wednesday, June 3, 2020. Germany’s government says it plans to lift a travel warning for European countries on June 15. (Kay Nietfeld/dpa via AP)

Ministri federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se Gjermania synon mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës së saj të Bashkimit Europian.

Ai foli ne një seancë dëgjimore në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, ndersa shtoi se sa i përket Shqipërisë, ai tha se ka ende hezitim kur vjen fjala për hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë.

Në fillim të këtij viti, ne shpresuam në arritjen e një marrëveshjeje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ishim shumë të kënaqur që kjo u arrit. Ne do të donim që të zhvillonim disa konferenca anëtarësimi gjatë presidencës gjermane. Kjo është më shumë e mundur për Maqedoninë e Veriut sesa për Shqipërinë.

Mesazhi që ne po marrin edhe nga shtete të tjera anëtare është se ka ende hezitim kur vjen fjala për Shqipërinë. Por, edhe nëse ne nuk do mund të avancojmë kaq shpejt me Shqipërinë, ne duhet të fillojmë negociatat dhe konferencat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Sigurisht që ne do të donim të bënim të njëjtën gjë për Shqipërinë. Ne nuk e dimë se kur mund të jetë e mundur, por ky është objektivi ynë”, – u shpreh ministri gjerman. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY