Arrestime ne Tirane, pse u prangosen 8 persona

Arrestime ne Tirane, pse u prangosen 8 persona

120
0
Shares

Policia arrestoi sot nje person i shpallur në kërkim kombëtar ndersa u prangosen dhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

H. B., 54 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Nderkohe nje qytetar kosovar L. GJ., 31 vjeç, u prangos pasi dyshohet që me anë të mashtrimit i ka përvetësuar shumën prej 6500 eurosh, shtetasit S. E.

Ne Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikan, në banesën e vjehrrit të saj.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. GJ., 32 vjeç, pasi në aksin rrugor Rinas – Qafë Kashar, në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, dyshohet se ka vjedhur hekurat mbrojtës dhe barrierat e rrugës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•M. O., 34 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•D. T. dhe M. D., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

•A. Rr., 44 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.15 mg/l ;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY