Mjeku i njohur i covidit: Qe prej 23 qershorit te 2013 nuk...

Mjeku i njohur i covidit: Qe prej 23 qershorit te 2013 nuk jam motivuar me pagen

54
0
Shares

Mjeku infeksionit Tritan Kalo i është drejtuar qeverisë që të kthej sytë nga bluzat e bardha permes nje mesazhi ne rrjetet sociale.

Sipas Kalos personeli mjekësor, që po përballet me këtë sfidë të rrezikshme që ka sjellë Covid-19, duhet trajtuar më me kujdes ashtu siç bëjnë vendet e tjera ndersa ka sjelle ne vemendje rastin e Presidentit te Frances i cili lajmeroi nje shtese page per mjeket rreth 200 euro ne muaj. Ai tha se qe nga 23 qershori i 2013 nuk i eshte rritur rroga asnje leke. 23 qershori i 2013 eshte dita e ardhjes ne pushtet e Edi Rames dhe qeverise se Rilindjes, ndoshta me e keqja ne raport me qytetaret ne te gjithe historine e shtetit shqiptar.

Postimi i mjekut:

KOHË KOVIDIANE e përtej tyre…Me rastin e 14 Korrikut, ditës Kombëtare të Francës MIRËNJOHJA e Presidentit Macron vajti për PERSONELIN Mjeksor, i cili në vijën e parë po përballet me sfidën sëmundje-shkaktuese dhe jetë-marrëse të Sars-Cov2/Covid-19….

Po dje Kryeministri i vendit nënshkroj me Sindikatën e Personelit Mjeksor një rritje të pagës prej 183 Eurosh në muaj…A po mendohet. A PO MENDOHET një gjë e tillë edhe për Personelin tonë Mjeksor, i cili në tërësinë e tij po përballet edhe ai me këtë sfidë mjaft të rrezikshme për vetë jetën e tyre…

BONUSI mujor për një pjesë të stafit te vijës së parë të përballjes me këtë sfidë, që në fakt nuk është i tillë sepse ai taksohet si një shpërblim, NUKU është zgjidhje afatgjatë….PËR RIKUJTESË paga ime NUKU është rritur asnjë qindarkë që prej 23 Qershorit 2013…

Të mos harojmë jetët e qindra Mjekëve, Infermjerëve dhe Personelit ndihmës të humbura në këtë betëjë kudo në botë, si dhe ato të dy kolegëve tanë të nderuar këtu në Shqipëri…..HEKURI rrihet sa është ende i nxehtë…

Me qetsimin e situatës në një të ardhme jo shumë të largët, PAK do të mendohet për rritjet e pagave në Shëndetësinë tonë Publike, dhe jam i bindur se shumë Mjekë e Infermjerë do t’a rishohin si optimale largimin nga vendi, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash…..

MENDONI dhe REAGONI me kohë JU drejtues të këtij vendi, sepse BURIMET NJREZORE CILËSORE nuku janë të pashterëshme në fushën e DHËNIES së PËRKUJDESIT MJEKSOR…..

Një REAGIM i tillë nga unë është një e drejtë DEMOKRATIKE…Ditë të mbarë Mantelbardhë, Infermjerë, Farmacistë, Sanitarë, Imazheristë, Barrelmabjtës, Shoferë, Laborantë, etj., dhe PËRKUJDESUNI për çdo çast për jetët tuaja!!!./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY