Të shtëna me armë zjarri në Korçë, arrestohet një 35 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, arrestohet një 35 vjeçar

46
0
Shares

Të shtëna me armë janë dëgjuar në qytetin e Korçës mbremjen e sotme.

Një person është arrestuar nga policia.

35 vjeçari është ndaluar nga Policia pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Nuk ka ende informacione se përse i riu ka qëlluar me armë zjarri, nese ka patur ndonjë konflikt apo  “Vetëm për qejf”.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Qëllon në ajër me armë zjarri, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në lagjen nr. 4, Korçë, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit F. P., 32 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi edhe armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY