BE sërish mbyll portat për shqiptarët

BE sërish mbyll portat për shqiptarët

82
0
Shares

Shqipëria edhe për 15 ditë të tjera do të jetë e izoluar nga BE për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

“Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë. Shqipëria mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë. Ky numër duhet t’I korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë”, raporton gazetarja e abcneës në Bruksel, Erisa Zykaj.

Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian, thotë gazetarja.

Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura pêr shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19. Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian, i është shtuar Australia dhe Kina. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY