Austria bllokon fluturimet nga Shqiperia deri ne fund te korrikut

Austria bllokon fluturimet nga Shqiperia deri ne fund te korrikut

99
0
Shares

Austria ka nderprere fkuturimet qe vijne nga Shqiperia duke u ndaluar atyre te ulen ne token austriake.

Qe nga dita e enjte, avionët nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Egjipti nuk do lejohen të ulen më në Austri, shkruan Die Presse.

Në mënyrë që të kufizojë pandeminë e koronavirusit, Austria po merr masa gjithmonë e më të rrepta, duke ndaluar uljen e avionëve nga të ashtuquajturat ‘zona të rrezikut’.

Deri më tani nuk lejohej ulja e avionëve nga tetë vende, nga e enjtja lista zgjerohet në 18 vende.

Por ndërkohë rajoni i Lombardisë në Itali është hequr nga lista e rrezikut dhe avionët do lejohen të fluturojnë drejt Austrisë.

Lidhjet aktuale me kryeqytetet e këtyre vendeve të Austrian Airlines duhet të anulohen të paktën deri në fund të korrikut.

Nga lista ka disa përjashtime, për transport mallrash, të sëmurësh, austriakësh, staf infermierie ose ndihmës për të korrat në vend. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY