1880/‘’Le Globe’’, Austria dekoron Ali Pashë Gucinë pas fitoreve kundër Malit të...

1880/‘’Le Globe’’, Austria dekoron Ali Pashë Gucinë pas fitoreve kundër Malit të Zi

104
0
Shares

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Korrik 2020

“Le Globe” ka botuar, të shtunën e 28 shkurtit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me dekorimin e Ali Pashë Gucisë asokohe nga qeveria austriake dhe reagimin që do të sillte ky lajm, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Thuhet se qeveria austriake i ka akorduar Ali Pashës, kreut të Lidhjes shqiptare, një dekoratë.

Kemi të bëjmë këtu me një shenjë të mbështetjes morale të kabinetit të Vjenës ndaj shqiptarëve.

Rëndësia e këtij lajmi nuk do t’i shpëtojë askujt”, shkruan gazeta franceze ‘Le Globe’.

Dekorimi erdhi pas fitoreve ndaj ushtrive malazese ne vitin 1879 të cilat synonin aneksimin e Plavës dhe Gucisë. Ali Pashë Gucia arriti të smprapste forcat malazese me ndihmën e forcave ushtarake të Lidhjes së Prizrenit që komandoheshin nga Ali Iber Nezaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY