Milot-Fier projekt abuziv, Spaho: Aautostradë fushore me dyfishin e kostos së Rrugës...

Milot-Fier projekt abuziv, Spaho: Aautostradë fushore me dyfishin e kostos së Rrugës së Kombit!

24
0
Shares

Në një intervistë për ”Ora Neës”, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se projekti i rrugës Milot-Fier, ka dyfishin e kostos së Rrugës së Kombit, për shkak se është autostradë fushore, dhe gjysma e saj është në trasenë ekzistuese.

Sipas tij, ky  projekti i rrugës Milot-Fier është abuziv dhe grabitës, pasi 1 kilometër rrugë do kushtojë përafërsisht 20 milion euro.

Edmond Spaho: ”Nuk është aq sa kushtoi rruga e kombit. Po të shikosh kilometrat, veprat e artit, tunelet dhe urat që janë ndërtuar, ka dyfishin e kostos së Rrugës së Kombit. Është një tjetër rast abuziv i shpërdorimit në mënyrë skandaloze të fondeve të buxhetit të shtetit. Kushton 1 kilometër rrugë, përafërisht 20 milion euro. Në kushtet kur është një autostradë fushore, dhe gjysma e saj është në transenë ekzistuese, pra nuk do të ndërtohet trase e re. Për të gjitha këto, projekti është thellësisht abuzivist, grabitës mund ta quash, për kushtet në të cilat ndodhet ekonomia shqiptare, pasi vuan për të siguruar fonde, për shkak të tërmetit, pandemisë por edhe keqqeverisjes. Ne sot ndodhemi në reçension, ne prokurojmë vepra me një kosto të tillë ku nuk e gjejmë në asnjë vend të Europës.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY