EMRI/ Shtohet nje prokurore ne rradhet e SPAK

EMRI/ Shtohet nje prokurore ne rradhet e SPAK

206
0
Shares

KLP emeroi sot si anëtare te SPAK prokuroren Manjola Kajana e cila kaloi Vetingun disa ditë më parë.

Këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) Manjola Kajana për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi.

“Këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) znj. Manjola Kajana për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi”, thuhet ne njoftimin e KLP.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë.

Jane edhe dy prokurore ende ne proces vettingu, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur.

Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY